KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sot është dita e Trump, në një përurim popullor
Sot është dita e Trump, në një përurim popullor

Sot është dita e Trump, në një përurim popullor

Personat e famshëm nuk vijnë? Më mirë kështu. Do të jetë një përurim popullor, siç duan zgjedhësit e tij. Koha e Donald Trump fillon sot në mesditë me këtë parullë, e krijuar nga zëdhënësit e tij për ta mbrojtur pak nga të mos qënit popullor.

Dita fillon me një lutje, më pas me një çaj në Shtëpinë e Bardhë sëpashku me Zojën e Parë Melania dhe Barack e Michelle Obama. Së bashku do të shkojnë në Capitol Hill (selia e Kongresit amerikan – Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati) për betimin, që Donald do ta bëjë duke vendosur dorën mbi dy bibla: atë të presidentit Abraham Lincoln, dhe atë që e ëma i kishte falë me 12 qershor 1955, kur ishte diplomuar në Shkollën Kryesore të Kishës të së Shtunës të Kishës së Parë Presbiteriane, në lagjen Xhamajka në Kuins. Më pas fjalimi, që sipas zëdhënësit të ri të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, do të zgjasë 20 minuta, më pak se zakonisht. Hymni kombëtar do të këndohet nga këngëtarja adoleshente, Jackie Evancho.

Trump është një president pakice, që ka humbur votimin popullor me 3 milion vota më pak se Hillary Clinton, dhe hyn në Shtëpinë e Bardhë me një tregues jo popullor prej 48 përqindësh, më i larti i 40 viteve të fundit. Ta fillosh kështu ndoshta ndihmon, sepse duke u nisur nga një pritshmëri kaq të ulët është më e thjeshtë që të ngjitesh.