KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sot është nata e Hënës së madhe
Sot është nata e Hënës së madhe

Sot është nata e Hënës së madhe

Hëna e madhe arrin në orar në takim, gati të shfaqet në qiell kaq e madhe dhe e shndritshme siç nuk shihej që prej 68 vjetësh. Herën e fundit që Hëna e plotë qe kaq afër me Tokën ishte me 26 janar 1948 dhe do të rikthehet që të jetë kaq gjigante dhe e shndritshme pas 18 vitesh, me 25 nëntor 2034. Për ta parë më mirë, rreth orës 21:09, duhet të ndodhemi në një vend të lartë dhe sa më larg dritave të qytetit.

Hëna e madhe është një dukuri astronomike që vërehet sepse orbita që përshkon Hëna rreth Tokës ka një formë elipsi. Pikat në të cilat arrin afërsinë më të madhe (perigje) janë rreth 50.000 kilometra më afër Tokës në krahasim me pikët më të largëta (apogje). Fakti që sot Hëna duket akoma më e madhe dhe më e shndritshme është se do të bëhet e plotë vetëm dy orë pasi të ketë kaluar perigjeun, gjë që do ta bëjë të duket 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme sesa çdo Hënë e plotë tjetër që nga nëntori i vitit 1948 deri më sot.