KRYEFAQJA » LAJME » Sot, Luftëtari-Tirana, drejtpërdrejt në RTSH

Sot, Luftëtari-Tirana, drejtpërdrejt në RTSH

Luftëtari-Tirana është ndeshja e radhës që do të transmetojë rrjeti i Radio Televizioni Shqiptar. Sot në orën 13.00 në stadiumin e Peqinit, dy skuadrat do të sfidojnë njëra-tjetrën në një ndeshje delikate, e vlefshme kjo për javën e 8-të të kategorisë superiore. Skuadrat e kreut të renditjes e kanë ngushtuar tashmë diferencën, teksa Skënderbeu kryesues ka 19 pikë pas barazimit me Kukësin, Partizani në vend të dytë me 17 pikë, ndërsa Kukësi 14. Tirana e vendit të katërt që ka 13 pikë, kërkon patjetër fitoren për t’u ngjitur në renditje, dhe për të vijuar serinë e rezultateve pozitive. Bardheblutë duan të ruajnë edhe rekordin prej 29 vitesh që nuk munden nga gjirokastritët.