KRYEFAQJA » LAJME » Sot mbahet komiteti parlamentar Shqipëri-BE në Tiranë
Kukan e Fleckenshtain

Sot mbahet komiteti parlamentar Shqipëri-BE në Tiranë

Sot komiteti parlamentar Shqipëri- BE që po mbahet në Tiranë pritet të dalë me rezolutën e takimit dyditor. Sipas strukturës së takimit, parlamentarët e Shqipërisë dhe ata të BE parashtrojnë në diskutimet e tyre ecurinë në fushën legjislative referuar dhe detyrave të rezolutës së takimit paravajtës.

Ndërkohë, siç u bë e ditur dje, në fillim të takimit të dhjetë, eurodeputetet Kukan e Fleckenshtain u kërkuan edhe njëherë politikanëve shqiptare të gjejnë marrëveshjen për reformën në drejtësi. Sipas tyre, mospërmbyllja e reformës deri në fund të qershorit sjell shtyrje me muaj a vite të procesit integrues. Flekenshtain ka thënë se kjo nuk bëhet për të ndëshkuar Shqipërinë, por sepse kjo është situata brenda vetë BE.

Kukan, nga ana e tij ka kujtuar se politikanët shqiptare duhet të mbajnë fort në vëmendje se e kanë ata mbi supe këtë përgjegjësi të madhe ndaj shqiptarëve.

Ministrja e integrimit Gjosha, ka kërkuar me këtë rast nga BE një kalendar paraprak të proçesit të zgjerimit që sipas saj do të do të inkurajonte më tej sinjalet pozitive dhe faktorët mbështetës të përmbylljes së reformës në drejtësi. më tej nëse BE do t’i mundësonte Shqipërisë.