KRYEFAQJA » LAJME » Sot miqësorja Luksemburg – Shqipëri, prova finale e De Biazit
Sot miqësorja Luksemburg - Shqipëri, prova finale e De Biazit

Sot miqësorja Luksemburg – Shqipëri, prova finale e De Biazit

Vetëm 3 ditë pas humbjes në miqësoren me Austrinë, Shqipëria do të zbresë të martën në mbrëmje në fushën e blertë, për një tjetër miqësore, këtë rradhë në Luksemburg. Pritet që, ndryshe nga takimi me austriakët, trajneri Xhovani De Biazi të fusë në fushë një formacion krejt tjetër, duke lënë në stol thuajse të gjithë titullarët që luajtën ndaj Austrisë. Në këtë mënyrë, ai pritet t’u japë një shans të gjithë lojtarëve të tjerë, përballë një kundërshtari që cilësohet modest në paraqitjen e tij në arenën ndërkombëtare të futbollit. Në fakt, edhe bilanci i përballjeve me skuadrën e Principatës flet në favor të kuqezinjve. Në 5 përballjet e deritanishme, kanë fituar 3 prej tyre, duke u mundur vetëm në një ndeshje, ndërsa një tjetër takim është mbyllur në barazim. Edhe golaverazhi flet në favor të Shqipërisë. Në 4 takime kanë shënuar 7 gola, duke pësuar vetëm 2. Kjo është prova e dytë e De Biazit dhe Kombëtares në rrugëtimin drejt pjesëmarrjes historike, për herë të parë, në fazën finale të një veprimtarie madhore siç është Evropiani i Francës. Miqësorja e radhës, e konfirmuar për Kombëtaren, është ajo e 29 majit me Katarin.