KRYEFAQJA » LAJME » Sot ndeshja festive Kosovë – Shqipëri
Sot ndeshja festive Kosovë - Shqipëri

Sot ndeshja festive Kosovë – Shqipëri

Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka mbërritur në Prishtinë pasditen e djeshme. Ajo do ta luajë ndeshjen e saj të parë miqësore, pas kualifikimit për në Euro 2016, me Kosovën sot në stadiumin e Prishtinës në orën 14:00. Dy ekipet janë takuar edhe më parë në ndeshje miqësore. Gjithsej janë luajtur tre she të gjitha talimet janë mbyllur me fitoren e Shqipërisë.

Ekipi kuqezi është pritur në mënyrë madhështore nga tifozët. Kjo nuk është si ndeshjet e tjera miqësore sepse do të luhet si një ndeshje festive mbarëkombëtare për atë që arriti skuadra e trajnerit italian Gianni De Biasi. Ndeshja do të të jetë akoma më festive pasi në gjrin e shqiponjave ka shumë lojtarë me origjinë nga Kosova.

Kapiteni i ekipt kuqezi, Lorik Cana tha në prag të ndeshjes miqësore me Kosovën se: “Pas kampionatit europian do të ulem me familjen dhe De Biasi-n dhe do të bisedojmë rreth së ardhmes sime në Kombëtare”.