KRYEFAQJA » LAJME » SOT NË RRJETIN E RTSH-së, PORTUGALI-LETONI
portugali vs letoni, ndiq drejtperdrejt, live, ne rtsh, rtsh.al, kualifikueset

SOT NË RRJETIN E RTSH-së, PORTUGALI-LETONI

Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të vazhdojë të dhurojë emocione sportive, siç ka bërë duke nisur nga e enjtja dhe, sot pasdeke është radha e garës së Moto GP-së, që vjen në ora 14:00. Akti i fundit i nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP, do të kurorëzojë në Valencia edhe zyrtarisht Mark Markezin si “kampion” të këtij sezoni. Të dielën në mbrëmje vjen në ekranin publik një tjetër sfidë interesante e futbollit evropian, ajo midis Portugalisë dhe Letonisë. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, të Eliminatoreve të Botërorit 2018, ku portugezët, kampionë në fuqi të kontinentit, përballen me sfidën e Zvicrës dhe Hungarisë. Nga ana tjetër, letonezët mbajnë vendin e parafundit në grup, pasi kanë marrë vetëm një fitore dhe kanë pësuar dy humbje. Ndërsa të hënën rikthehet volejbolli, me takimin e meshkujve, Farka Volej-Studenti, që vjen në TVSH 2 dhe RTSH Sport duke nisur nga ora 16:00, si me atë të femrave, Partizani-Teuta, që nis në ora 18:00.