KRYEFAQJA » LAJME » Sot në RTSH Shqipëri – Maqedoni, e vlefshme për Rusi 2018
Sot në RTSH Shqipëri - Maqedoni, e vlefshme për Rusi 2018

Sot në RTSH Shqipëri – Maqedoni, e vlefshme për Rusi 2018

Shqipëria dhe Maqedonia takohen të hënën në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke shënuar takimin e parë mes tyre për takimet në grupe për elemnatoret e botërorit Rusi 2018.
Traineri italian tashmë i natyralizuar si shqiptar, Xhani De Biazi, e ka konsideruar derbin ballkanik si mjaftë të rëndësishëm, madje si një finale europiani. “Ndeshje ndaj Maqedonisë do të jetë shumë e vështirë dhe ne duhet të zbresim në fushë njësoj sikur të ishte finalja e Europianit, nëse nuk hyjmë me këtë mentalitet, atëherë gabojmë” tha ai. Formacioni i zgjedhur nga De Biazi është: Berisha në portë, në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli, në mesfushë Kukeli, Xhaka dhe Abrashi, ndërsa në sulm Gashi, Hyka dhe Sadiku.
Edhe traineri maqedonas Igor Angelovski, ka deklaruar se skuadra e tij është impenjuar seriozisht. “Ne do të luajmë ndaj një përfaqësueseje në rritje e sipër, gjë që e tregoi edhe në Kampionatin Evropian. Kjo gjë na motivon për të dhënë maksimumin” tha ai për mediat. Lidhur me praninë e futbollistëve shqiptarë që ndodhen në kombëtaren maqedonase, Angelovski shprehu vlerësime makasimale. “Atyre u besoj më shumë se syve të mi dhe jemi të lumtur që i kemi ata në përfaqësuesen e Maqedonisë. Përsa i përket ndeshjes nëse është derbi apo jo, duhet të them se jemi fqinjë dhe nuk shikojmë aspekte të tilla, sepse është një ndeshje futbolli në të cilën në të cilën do të futen në fushën e lojës dy ekip futbolli që do të japin më të mirën” tha traineri maqedonas Igor Angelovski. Lidhur me skemat e zgjedhura ai tha: “Ne kemi punuar këto ditë për t’iu përgjigjur cilitdo modul që Shqipëria do të përdorë”.
Për takimin Shqipëri – Maqedoni është vënë re një numër i lartë kërkesash për bileta, ndërsa kapaciteti i stadiumit nuk i kalon 16 mijë spektatorë. Sipas listës së publikuar nga FSHF çmimet e tyre variojnë nga 1000-8000 lekë, që për shumë sportdashës, veçanërisht ata shkodranë konsiderohen të larta. Një numër i konsiderueshëm biletash janë shitur për shqiptarët e diasporës, si dhe nga Kosova e Maqedonia.
Bilanci i takimeve Shqipëri – Maqedon, është në favor të kësaj të fundit. Në 8 takimi Shqipëria ka fituar 1 herë, tre ndeshje kanë dalë barazim, ndërsa katër janë fituar nga Maqedonia. Vlen të shënohet se të gjitha ndeshjet janë regjistruar si miqësore. Kjo sfidë do të sillet për të gjithë sportdashësit drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar në  ora 20.45.