KRYEFAQJA » LAJME » Sot në TVSH, Partizani – Tirana
Partizani, Tirana, vs, derbi, ndeshje, futboll

Sot në TVSH, Partizani – Tirana

Derbi historik i kryeqytetit do të ngrejë siparin në Elbasan, sot në mbrëmje në orën 19.00. Emocionet, golat, ankthin dhe surprizat e kësaj sfide të shumëpritur do të sillen për të gjithë teleshikuesit drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar. Në mungesë të një stadiumi, në kryeqytet, nga ana e Partizanit, si skuadër pritëse, derbi do të luhet në Elbasan Arena. Por tifozeritë do t’i ndjekin skuadrat e zemrës edhe atje, ku pritet që stadiumi të jetë i mbushur. Rreth 60 autobuzë janë nisur drejt qytetit të Elbasanit, ku përfshihen ultrasit e të dy ekipeve, përveç atyre që do të udhëtojnë me makinat personale. Trajneri i bardhebluve, Ilir Daja ka vendosur të luajë me këtë formacion: Në portë Lika, në mbrojtje: Kërçiku, Muça, Teqja e Hoxhallari, në mesfushë Mervill, Karabeci e Daja, më të avancuar në drejtim të sulmit, taku e Moise, të cilët do të ndimojnë Edeh të vetëm në sulm. Tirana kërkon fitoren kur dihet që 9 ndeshjet e fundit me Partizanin kanë përfunduar 5 në barazim dhe 4 fitore për të kuqtë. Ndërsa te Partizani, Adolfo Sormani i ka besuar kësaj 11-sheje lojtarësh: Në portë Hoxha, në mbrojtje: Fejzullahu, Krasniqi, Atanda dhe Kalari, në mesfushë Bertoni, para tij, Fili, Batha, Trashi e Torasa në sulm Ekuban. Debi kryeqytetas do të gjykohet nga 6 arbitra, përveç 4 kryesorëve do të jenë edhe dy pas porte. Arbitri kryesor, do të jetë Enea Jorgji.