KRYEFAQJA » LAJME » Sot në TVSH; Volejboll meshkuj
Volejboll, tirane, sport, meshkuj, sonte, tvsh, transmetim

Sot në TVSH; Volejboll meshkuj

Rrjeti i Radio-Televizionit mbetet shtëpia e sportit për të gjithë shqiptarët, dhe, duke nisur nga e enjtja e përgjatë 5 ditëve në vijim, transmetuesi publik ka sjellë për sportdashësit një numër të konsiderueshëm transmetimesh të drejtpërdrejt sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke nisur nga Euroliga e Basketbollit për meshkuj, tek emocionet e futbollit botëror dhe evropian, RTSH ka sjellë edhe ndeshjet të Kosovës dhe Kombëtares kuqezi, si dhe epilogun e Moto GP-së. Ndërkohë, të premten ka ardhur një sfidë interesante volejbolli, siç ishte dueli i meshkujve midis Partizanit dhe Erzenit, i vlefshëm për javën e 6-të të Kampionatit Kombëtar. Volejbolli rikthehet sot në ekranin publik, me takimin e meshkujve, Farka Volej-Studenti, që vjen drejtpërdrejt në TVSH 2 dhe RTSH Sport, duke nisur nga ora 16:00, si me atë të femrave, Partizani-Teuta, që nis në ora 18:00. Të dy këto ndeshje luhen në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.