KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Sot nis Festivali i 54-t i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar
Fest '55, publikohen emrat e konkurrentëve

Sot nis Festivali i 54-t i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar

Edhe pak orë kanë mbetur nga nisja e Festivali i 54-t i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare. Në Pallatin e Kongreseve, po bëhen përgatitjet e fundit, ndërsa spektali do të nisi në orën 20.45.
Festivali i 54-t i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar, këtë vit vjen me një risi. Ndryshe nga vitet e shkuara, kur publiku njihej me këngët vetëm gjatë netëve të festivalit, këtë vit organizatorët kanë menduar që këngët konkurrente të publikohen më parë. Janë 30 këngë që prej disa kohësh janë ofruar në faqen on-line të festivalit, www.festivali-rtsh.al, si dhe nga disa stacione të platformës digitale të RTSH. Kjo është një mundësi që publiku të dëgjojë dhe të vlerësojë këngët më të mira.
Prezantues të festivalit do të jenë Blerta Tafani dhe Pandi Laço, skenarist Pandi Laço dhe regjia vjen nga Bledi Laço. Skena e festivalit është një krijim i të mirënjohurit Fatmir Minga.
Festivali i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar, është festivali më i vjetër i muzikës së lehtë në Shqipëri dhe i pari ku këngët janë sjellë për publikun drejtërpërdrejtë nga këngëtarët dhe orkestra gjatë netëve të zhvillimit të tij. Prej këtij festivali që nga viti 2004 ka dalë edhe kënga që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Euopian të Këngës. Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m Alive”.
Këtë vit nata e tretë dhe finale e festivalit do të vijë për gjithë dashamirësit e muzikës europiane edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit. Adresa është http://www.eurovision.tv/page/webtv?program=177933