KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sot nis “Rio 2016”
Sot nis "Rio 2016"

Sot nis “Rio 2016”

Lojërat Olimpike “Rio 2016” nisin zyrtarisht në Brazil, me ceremoninë e hapjes që do të mbahet të premten në mbrëmje në Stadiumin “Marakana”. Atletë nga 206 vende të botës si dhe një ekip refugjatësh kanë ardhur në Brazil për të kokurruar në 28 sporte dhe do të ndiqet nga një audiencë botërore prej miliarda shikuesish. Por kjo Olimpiadë është paraprirë nga skandali rus i dopingut, nga virusi “Zika “ dhe nga problemet me mjediset ku do të zhvillohen garat, nga çështjet e sigurisë dhe të infrastrukturës. Megjithatë, është koha që sporti të zhvendoset tashmë në qendër të vëmendjes. Ky është edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike, por në fakt janë zhvilluar vetëm 28 të tillë, pasi ai i vitit 1916, 1940 dhe 1944 nuk u zhvilluan për shkak të luftërave botërore.
Olimpiada “Rio 2016”, që janë të parat që zhvillohen në Amerikën e Jugut, zhvillohen zyrtarisht nga data 5, deri më 21 gusht, por ata kanë 3 ditë që kanë nisur. Do të jenë mbi 10,500 sportistë nga 207 delegacione, një shifër rekord kjo, që do të konkurrojnë në Rio, përfshi Ekipin Olimpik të Refugjatëve, ndërsa merr pjesë për herë të parë edhe Kosova dhe Sudani i Jugut. Ekipi Olimpik të Refugjatëve do të konkurrojë nën flamurin olimpik dhe ka 10 anëtarë, 5 nga Sudani i Jugut, dy nga Siria, dy nga Republika Demokratike e Kongos dhe një nga Etiopia. Me 554 sportistë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë delegacionin më të madh në këtë Olimpiadë, ndërsa atleti i 100 metrave, Etimoni Timuani, është i vetmi sportit i delegacionit të kombit ishullor të Paqësorit, Tuvalu. Lojërat Olimpike “Rio 2016” do të jenë të parat në të cilat do të marrin pjesë sportistë që kanë lindur pas vitit 2000, përfshi edhe sportisten më të re, notaren 13-vjeçare nga Nepali, Gaurika Singh.