KRYEFAQJA » LAJME » Partizani-Ferencvarosh, në orën 20:00 në rrjetin e RTSH
Sot, Partizani-Ferencvarosh, në orën 20:00

Partizani-Ferencvarosh, në orën 20:00 në rrjetin e RTSH

Partizani luan sot në mbrëmje ndaj Ferencvaroshit, një ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Përballë nënkampionëve të vendit do të jenë kampionët e Hungarisë, të cilët kanë kanë një histori të suksesshme në arenën ndërkombëtare. Megjithatë trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani beson se skuadra e tij mund t’ia dalë ndaj këtij kundërshtari.
Hyrja e Partizanit në Ligën e kampionëve erdhi pasi UEFA pezulloi pjesmarrjen e Skënderbeut, kampiones së Shqipërisë në sezonin 2015-2016. Ekipi korçar u akuzua për trukim të takimeve. Ai u ankua në Gjykatë e Arbitrazhit në Lozanë, e cila la në fuqi vendimin e UEFA-s.
Ndeshja Partizani-Ferencvarosh do të nisi në orën 20.00 në stadiumin Elbasan Arena dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.