KRYEFAQJA » LAJME » SOT, POGRADECI-LUSHNJA, DIREKT NË RTSH (14:00)
SOT, POGRADECI-LUSHNJA, DIREKT NË RTSH (14:00)

SOT, POGRADECI-LUSHNJA, DIREKT NË RTSH (14:00)

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, nis sot javën e saj të 9-të me takimin midis Pogradecit dhe Lushnjës. Kjo ndeshje, që është e vlefshme për grupin B, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë, 3 takimet e tjera të kësaj jave në grupin B, si dhe të gjitha takimet e grupit A luhen të shtunën dhe transmetuesi publik do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht njërin prej tyre, atë të orës 14:00 midis Kamzës dhe Burrelit. Ndërkohë, java e 9-të e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit mbyllet të hënën, me takimin e fundit të grupit B, atë që nis në ora 14:00, midis Apolonisë dhe Bylisit. Pas 8 javëve të para, Kamza kryeson e shkëputur renditjen e grupit A, në kuotën e 24 pikëve, ashtu sikundër edhe Lushnja kryeson e shkëputur renditjen e grupit B, në kuotën e 22 pikëve.