KRYEFAQJA » LAJME » Sot seanca për Reformën në Drejtësi, por miratimi në dyshim
Sot seanca për Reformën në Drejtësi, por miratimi në dyshim

Sot seanca për Reformën në Drejtësi, por miratimi në dyshim

Parlamenti shqiptar pritet të nisi të enjten seancën për Reformën në Drejtësi, një nga më të rëndësishmet në historinë e tij postkomuniste, por miratimi i saj është vënë seriozisht në dyshim pas disa zhvillime të orëve të fundit. Ndërsa të mërkurën në mesditë palët deklaruan arritjen e një marrëveshjeje, në mbrëmje PD paraqiti kërkesa të reja për ndryshimin e draftit final, çka nuk u pranua nga PS. PD akuzoi PS se ka prishur formulën, por kjo e fundit e quajti këtë qëndrim si të turpshëm, ndërsa tha se drafti ishte gati për miratim.
Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar me ashpërsi. Ambasada amerikane në një deklaratë të saj akuzoi kreun e PD Basha se ka shkelur konsensusin, duke e cilësuar përpjekje të qëllimshme për ta bllokuar këtë reformë. Ajo ju bëri thirrje anëtarëve të parlamentit që individualisht ta miratojnë reformën. Bashkimi Europian nga ana e tij i ka kujtuar kreut të PD Basha dakordësinë me komisionerin Hahn. Eurodeputeti Flackenshtajn nga ana e tij është shprehur i befasuar dhe e ka quajtur të pamundur daljen e problemeve të reja.
Komunikimet mes palëve kanë vijuar pa rezultat deri në orët e para të mëngjesit. Pritet që në orën 9 të ketë një takim të byrosë së parlamentit, por situata është mjaftë e nderë.