KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Sot Shqipëria në Eurosong
Sot Shqipëria në Eurosong

Sot Shqipëria në Eurosong

Vemendja e shqiptarëve është mbërthyer sot në natën e dytë të Festivalit Europian të Këngës në Stokholm, ku këngëtarja e Eneda do të përfaqësojnë Shqipërinë. Kënga e saj “Përrallë” fituese e Festivalit të 54-ët të Këngës në RTSH ka bërë mjaftë fansa. “Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong” ka thënë këngëtarja Tarifa.
Organizatorët shqiptarë po bejnë thirrje që të gjithë shqiptarët jashtë Shqipërisë të votojnë Nr. 17. “Eshtë një gjë në dukje e vogel, por që i bën një shërbim kaq të madh Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve kudo që janë!” tha Martin Leka, titullar i RTSH i cili në krye të ekipit shqiptar po ndjek nga afër festivalin.
Sipas sondazheve, këngët më të pëlqyera që mendohet se mund të fitojnë trofeun e edicionit të 61-të janë: Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta. Shqipëria pretendon për një rradhitje sa më të mirë. Që nga viti 2004 kur Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë ne Eurosong, rezultatin më të mirë e ka arritur këngëtarja Rona Nishliu, e cila ne vitin 2012 u rendit e pesta me këngën “Suus”.