KRYEFAQJA » LAJME » Sot, Skëndërbeu-Partizani, lufta për titull
skenderbeu, partizani, titulli kampion, superliga, finale

Sot, Skëndërbeu-Partizani, lufta për titull

Vëmendja e gjithë opinionit futbolldashës është përqendruar sot në Korçë. Në orën 19.00, në stadiumin Skënderbeu luhet supersfida Skënderbeu-Partizani e vlefshme për titullin kampion të kategorisë superiore për sezonin 2015-2016. Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat diferenca midis dy skuadrave të kreut është 5 pikë. Përkushtimi nga ana e trajnerëve respektivë si dhe futbollistëve është tejet maksimal. Skënderbeu I vendit të parë është më i favorizuar se është 5 pikë përpara Partizanit, por edhe luan në fushën e vet e përpara tifozerisë së zjarrtë korçare. Nisur nga ngjarjet e dhunshme në stadiumet tona javën e kaluar nga ana e tifozerive të ndryshme, duke ditur edhe tensionin që mbnart sfida Skënderbeu-Partizani, një ditë më parë trajneri Josa ka kërkuar nga tifozeria korçare të jetë e kujdesshme dhe të mendojë vetëm si të përkrahë skuadrën e vet. Përfundimi i kësaj sfide do të shpallë edhe skuadrën kampione për sezonin 2015-2016. Nëse fiton Skënderbeu, shpallet për të gjashtin vit radhazi kampion i vendit, nëse fiton Partizani, titulli vendoset në javën e fundit të kampionatit. Situata duket e tensionuar në Korçë. Para stadiumit të qytetit njoftohet se ka grumbullime tifozësh nga të dy palët të cilët janë konfrontuar me njëri-tjetrin. Policia ndodhet në vendgjarje.