KRYEFAQJA » LAJME » Sot takimi Rama-Basha
rama-basha

Sot takimi Rama-Basha

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha takohen sot pasdite në mjediset e Pallatit të Kongreseve për të diskutuar rreth reformës në drejtësi dhe atë zgjedhore. Stafet e dy partive politike janë pergatitur qe në takim të diskutohet rreth çështjeve më të rëndësishme që po e mbajnë pezull politikën shqiptare. Kryeministri Edi Rama pritet të shoqërohet nga kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe nga bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Bashkim Fino. Ndërsa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi. Një ditë para takimit Rama-Basha, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Frederica Mogherini, deklaroi se Shqipërisë i duhet një reformë gjithëpërfshirëse dhe e thellë në sistemin gjyqësor. Reforma në drejtësinë shqiptare, tha ajo, është thelbësore për hapin e ardhshëm të vendit drejt integrimit në BE.