KRYEFAQJA » LAJME » Spanja – Kampione e Evropës në Basketboll
Spanja - Kampione e Evropës në Basketboll

Spanja – Kampione e Evropës në Basketboll

Kampionati Evropian i Basketbollit për Meshkuj ka luajtur të  dielën, 20 shtator, aktin e tij të fundit, me finalen e madhe ku përballë u vunë Spanja dhe Lituania.
Pas 15 ditësh të mbushura me spektakël në parket, në finale mbërritën balltikët që në tetë takime korrën 7 fitore dhe pësuan vetëm një humbje, ndërsa iberikët arritën 6 fitore dhe 2 humbje.
Megjithatë natën finale, Spanja ka qenë dominuese nga fillimi deri në fund. Spanjollët kanë fituar 10-minutëshin e parë me rezultatin e thellë, 19-8, ndërsa në atë të dytin, Lituania ka reaguar, duke e fituar me shifrat 25-22. Pavarsisht kësaj janë spanjollët që shkojnë në pushim të ndeshjes me epërsinë 41-33. Me kthimin në parket, janë sërish spanjollët që dominojnë, duke e fituar pjesën e tretë me shifrat 19-10 dhe duke kryesuar me rezultatin e përgjithshëm 60-43. Kjo nënkupton që në fraksionin e fundit, spanjollët mjaftohen me administrimin e lojës. Ky 10-minutësh mbyllet në barazi, 20-20, dhe Spanja fiton kështu me rezultatin e përgjithshëm 80-66, duke u kurorëzuar për herë të tretë kampione e Evropës në basketboll për meshkuj.
Sikundër i gjithë ky kampionat, edhe finalja që u luajt duke nisur nga ora 19:00, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe falas nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.