KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, 9 të plagosur nga demat në festivalin e San Fermin në Pamplona

Spanjë, 9 të plagosur nga demat në festivalin e San Fermin në Pamplona

Nëntë persona janë plagosur në ditën e fundit të vrapimit të demave në Festivalin e San Fermin në Pamplona. Vrapimi prodhoi momente të tensioneve të larta kur disa dema u ndeshën me një grumbull njerëzish që po vraponin për t’u futur në ringun e demit. Megjithatë, askush nuk është plagosur rëndë. Më shumë se 100 mijë njerëz morën pjesë në vrapimin e orës tetë të mëngjesit, i cili zgjati dy orë e gjysmë.