KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë Gjykata Kushtetuese kundër pavarësisë së Katalonjës
Spanjë Gjykata Kushtetuese kundër pavarësisë së Katalonjës

Spanjë Gjykata Kushtetuese kundër pavarësisë së Katalonjës

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e pezulloi planin e miratuar të Parlamentit rajonal të Barcelonës, për pavarësinë e Katalonjës. Gjykata më e lartë spanjolle hapi një procedure rreth kërkesës së qeverisë në Madrid për hetimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Parlamentit katalonas, që automatikisht do të thotë pezullim i tij për muajt e ardhshëm, derisa të zgjasë procedura. Me vendimin për pezullim, gjykatësit kushtetues paralajmëruan presidentin katalonas, Artur Mas dhe qeverinë e tij, si dhe kryetarin e Parlamentit rajonal, për pasojat e mospranimit të këtij vendimi të gjykatës. Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj e vlerësoi këtë hap të separatistëve katalonas si “mosrespektim të institucioneve shtetërore” duke i akuzuar politikanët rreth Artur Masit për “rrezikimin e demokracisë.”