KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, “Kullat njerëzore”, një traditë e veçantë Katalanase
EPA/HANNIBAL HANSCHKE

Spanjë, “Kullat njerëzore”, një traditë e veçantë Katalanase

Një nga traditat më interesante të sezonit turistik në Katalonjë është padyshim piramida apo kulla njerëzore, që në fakt është shndërruar në një konkurs tashmë. Në fakt, kjo traditë vjen nga shekulli i 17-të, kur interpretohet e ashtuquajtura “Valle Valenciane”, ku një numër i vogël njerëzish kërcenin duke mbajtur mbi supe njeri-tjetrin. Gradualisht, ky numër njerëzish erdhi duke u rritur, duke arritur tek ditët e sotme dhe, që nga viti 2010, Kullat njerëzore të Katalonjës janë shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Festivali i kullave njerëzore, që është një nga spektaklet më të spikatur të sezonit turistik në Spanjë, mbahet në Vilafranka del Penedes dhe përkujton Shën Feliksin. Shfletoni galerinë për të parë disa nga momentet më interesante nga festa në Spanjë e në mbarë botën.