KRYEFAQJA » LAJME » Spanjë: Pesë kandidatë për vendin e Del Bosque
Spanjë: Pesë kandidatë për vendin e Del Bosque

Spanjë: Pesë kandidatë për vendin e Del Bosque

Janë pesë kandidatë për të zënë vendin e Vincente Del Bosque në stolin e kombëtares së Spanjës. Bëhet fjalë për: Joaquin Caparros, Julen Lepetegui, Míchel, Paco Jemez dhe Jose Antonio Camacho. Zgjedhja e trajnerit të Spanjës na prek nga afër pasi kombëtarja e jonë, që para pak ditësh ishte pjesëmarrëse për herë të parë në një europian, është në të njëjtin grup me Spanjën për ndeshjet kualifikuese Rusi 2018.

Caparros, 61 vjeç, është ai që ka më shumë mundësi për t’u zgjedhur. Ka filluar karrierën e trajnerit në moshën 26 vjeç. Disa nga klubet që ka drejtuar janë Vilareal, Deportivo La Korunja, Atletik Bilbao, Majorka, Levante dhe Granada. Lopetegui ka qënë një portjer i nivelit ndërkombëtar. Ka punuar me kombëtaret e moshave te reja duke fituar europianët e U-19 (2012) dhe U-21 (2013). Në viti 2014 ka stërvitur Porton duke e dërguar deri në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. José Miguel González Martín del Campo i njohur nga të gjithë si Míchel është një ish-lojtar i lavdishëm, me një përvojë të gjatë në kombëtare dhe 12 sezone te Reali i Madridit. Që nga viti 2005, përveç të tjerave ka drejtuar Getafen, Seviljen, Olimpiakosin dhe Olimpikun e Marsejës. Jemez, 46 vjeç, sapo ka firmosur një kontratë me Granadën. Camacho, për shumë vite ka luajtur te Reali i Madridit por edhe me kombëtaren. Ka qënë trajner i kombëtares së kuqe (Roja) nga viti 1998-2002, dhe është gati të kthehet.