KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, Rajoy ngarkohet me formimin e qeverisë së re
Rajoy_Spain

Spanjë, Rajoy ngarkohet me formimin e qeverisë së re

Mbreti Felipe VI i Spanjës ngarkoi shefin e qeverisë dalëse, konservatorin Mariano Rajoy, që të përpiqet të formojë një kabinet të ri dhe t’i japë fund më shumë se shtatë muaj ngërçi politik, njoftoi sot Rajoy. “Mbreti më kërkoi të formoj qeverinë dhe unë e pranova këtë mision”, deklaroi Mariano Rajoy duke theksuar se do të dyfishojë përpjekjet për të marrë mbështetjen e nevojshme në Parlament.