KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, rifillon parlamenti pas zgjedhjeve vendore
Spanjë, rifillon parlamenti pas zgjedhjeve vendore

Spanjë, rifillon parlamenti pas zgjedhjeve vendore

Parlamenti i ri spanjoll u mblodh në seancën e parë ndërkohë që partitë që kanë fituar vende në të ende nuk kanë arrtiur marrëveshje për një koalicion qeverisës. Partia Popullore e Mariano Rahoit nuk i mori numrat e duhur për të qeverisur e vetme sepse ka marrë 123 vende në parlamentin me 350 anëtarë. Partia Socialiste e cila doli e dyta nuk pranon të bëhet pjesë e një qeverie të gjërë. Për të zbutur qëndrimin e saj, Partia Popullore votoi për të zgjedhur kryear të parlamentit një socialist, Patshi Lopez. Socialistët mbajnë 90 vende në parlament, partitë e reja Podemos dhe Siudadanos përkatësisht 69 dhe 40 vende. Është hera e parë në demokracinë e pasluftes në Spanjë që parlamenti është kaq i fragmentizuar. Kryetari i ri i parlamentit tani do të takohet me mbretin për t’u këshilluar mbi negociatat për krijimin e koalicionit qeverisës.