KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, shpërthimi i një cilindri gazi plagos 77 persona
velez malaga, shperthim, kafe, 77 te plagosur, spanje,

Spanjë, shpërthimi i një cilindri gazi plagos 77 persona

Të paktën 77 persona janë plagosur pasi një cilindër gazi shpërthyu në një restorant në qytetin Velez-Malaga në jug të Spanjës. Sipas autoriteteve spanjolle, pesë persona janë në gjendje të rëndë por nuk janë në rrezik për jetën. Zëdhënësi i këtij qyteti, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë një festivali që po mbahej në qytet. Shkaku i këtij shpërthimi “mund të ketë qenë rrjedhja e gazit”. Velez-Malaga është rreth 40 kilometra larg resortit të famshëm të Malagas.