KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, shpëtohen dy varka me 63 emigrantë
Spanjë, shpëtohen dy varka me 63 emigrantë

Spanjë, shpëtohen dy varka me 63 emigrantë

Rreth 63 refugjatë në bord të dy varkave të vogla janë shpëtuar nga autoritetet spanjolle ndërsa po përpiqeshin të arrinin bregun e Granadas, mëngjesin e sotëm. Dy gra shtatëzëna janë transportuar në spital, së bashku me një person që ishte lënduar në kembë. Mes refugjatëve, gjendeshin edhe shtatë fëmije dhe foshnja, si dhe 14 gra. Ata janë dërguar më pas në stacionin e rojës civile, nga ku do të transferohen në një qëndër refugjatësh ose do të kthehen në vendet e tyre.

Ndërkohë roja bregdetare italiane, ka shpëtuar pranë ujërave libianë rreth 124 refugjatë që vinin nga Afrika me destinacion brigjet italiane. Nga 22 janari, roja bregdetare italiane ka koordinuar shpëtimin e rreth 1211 refugjatëve.