KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, zgjedhje për të dytën herë brenda gjashtë muajsh.
zgjedhjet ne spanje, podemos, konservative, rezultatet

Spanjë, zgjedhje për të dytën herë brenda gjashtë muajsh.

Spanjollët i janë rikthyer sot kutive të votimit për të dytën herë brenda gjashtë muajsh, në përpjekje për të zgjidhur stanjacionin politik që po dominon vendin që nga zgjedhjet e dhjetori të shkuar. Sondazhet paraprake sugjerojnë se rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të jenë të ngjashme me ato të shkuarat, ku asnjë parti nuk fitoi numrin e nevojshëm të votave për të krijuar një qeveri. Megjithatë ngelet për tu parë sesi referendumi britanik për të dalë nga Bashkimi Europian do të ndikojë në këto votime, dhe nëse spanjollët do të mbeshtesin partinë konservatore popullore apo do zgjedhin ndonjë alternativë tjetër. Parlamenti i mëparshëm dominohej nga partia popullore, e dyta vinte partia socialiste ndërsa dy parti të reja Podemos dhe Siudadanos kishin arritur një prezencë të dukshme në organin ligjvënës.