KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjë, zjarri përfshin pikën më të madhe te grumbullimit të gomave

Spanjë, zjarri përfshin pikën më të madhe te grumbullimit të gomave

Një zjarr masiv përfshiu gjatë natës pikën më të madhe të grumbullimit të gomave të vjetra të makinave në Spanjë. Vendi ndodhet pranë qytetit Sesenja, në Kastila dhe bashkia e qytetit shpalli alarmin e nivelit më të lartë për shkak të tymit të dendur që shihej edhe nga largësi të mëdha. Banorëve iu kërkua të qëndrojnë brenda me dyer dhe dritare të mbyllura derisa të kapërcehet gjendja e emergjencës. Në këtë vend hidheshin goma të vjetra që prej vitit 2002 dhe numërohen rreth 5 milionë të tilla. Kjo është varreza më e madhe në Evropë e gomave të vjetra me 90 mijë ton material. Hedhja e vazhdueshme e këtyre mbeturinave të rrezikshme për mjedisin, ka bërë që mjaft blloqe me banesa të ndërtuara në këtë zonë të mbeten të shkreta.