KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Spanjollja Rojo fiton Miss Bota 2015
Spanjollja Rojo fiton Miss Bota 2015

Spanjollja Rojo fiton Miss Bota 2015

Spanollja Mireia Lalaguna Rojo mori kurorën e konkursit botëror të bukurisë duke u shpallur Mis Bota 2015. Konkursi u mbajt në ishullin turistik jugor kinez Sanja. Dy shoqërueset e Mis Botës janë rusja Sofia Nikiçuk dhe indoneziania Maria Harfanti të cilat spikatën mes 114 pjesëmarrëseve. Është hera e parë që nej konkurrente nga Spanja merr titullin e Mis Botës. 23 vjeçarja Rojo punon si modele në Barcelonë dhe është diplomuar në farmaceutikë. Në konkurs nuk mori pjesë Mis Kanadaja, Anastasia Lin, me origjinë kineze. Asaj nuk iu akordua vizë nga autoritetet kineze pasi është kritikë e ashpër e politikave që ndjek pekini për liritë fetare, por edhe anëtarë të sektit meditues Falun Gong i cili është shpallur i paligjshëm nga viti 1999. Kina e ka organizuar 7 herë konkursin e bukurisë Mis Bota. Konkursi i parë i këtij lloji është mbajtur 64 vjet më parë në Britaninë e Madhe.