KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » SPASH i përsërit MK kërkesat për pensionet e artistëve
SPASH i përsërit MK kërkesat për pensionet e artistëve

SPASH i përsërit MK kërkesat për pensionet e artistëve

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë  duket se është e pakënaqur me draftin e projektligjit “Për pensionet e disa profesioneve të vështira të artistëve” të hartuar nga Ministria e Kulturës. Sindikata thotë se kërkesat e saj nuk kanë gjetur pasqyrim në këtë dokument. Ndërsa i drejton një letër ministrisë ku i parashtron edhe një herë këto kërkesa, sindikata veçanërisht këmbëngul në një kërkesë. Ajo kërkon që një vit punë të llogaritet si një vit e gjysmë për gratë artiste që dalin në pension në moshën 45 vjeçe. Të tilla janë balerinat, valltaret dhe artistet e cirkut. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë, paralajmëron se nëse kërkesat e tyre nuk reflektohen në projektligj, ata do ta kundërshtojnë atë edhe në komisionet parlamentare.