KRYEFAQJA » LAJME » Specialistët e policisë rrugore thirrje për respektimin e sinjalistikës rrugore
Specialistët e policisë rrugore thirrje për respektimin e sinjalistikës rrugore

Specialistët e policisë rrugore thirrje për respektimin e sinjalistikës rrugore

Tejkalimi i shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve është shkaku kryesor i aksidenteve tragjike të ndodhura muajin e fundit në aksin kombëtar Gjirokastër – Tepelenë. Këtë e konfirmojnë edhe specialistët e policisë rrugore në jug, të cilët kërkojnë prej shoferëve respektimin e kodit dhe sinjalistikës rrugore.

Gjatë këtyre ditëve me ardhjen e shumë turistëve dhe emigrantëve shqiptarë për pushimet e verës, fluksi i lëvizjeve në akset kombëtare sidomos Kakavije –Gjirokastër, Gjirokastër –Tepelenë dhe Tepelenë –Levan është shumë i lartë dhe për këtë është kërkuar respektimi i sinjalistikës përkatëse dhe kodit rrugor.

Muajt e verës kanë një dyndje të madhe automjetesh që lëvizin në rrugën kryesore të qarkut të Gjirokastrës, ndërsa autoritetet kërkojnë që të gjithë drejtuesit e mjeteve të kontribuojnë edhe për denoncimin e rasteve të shkeljes së rregullave.