KRYEFAQJA » LAJME » Spitali Amerikan, një person i vë flakën vetes në repartin e dializës
Spitali Amerikan: Zjarr në repartin e dializës, një person i vë flakën vetes
Foto TVSH

Spitali Amerikan, një person i vë flakën vetes në repartin e dializës

Një person i ka vënë flaken vetes sot në Repartin e Dializës në Spitalin Amerikan në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, personi që i ka vënë flakën vetes, isht nxjerrë më parë jashtë ambjenteve të spitalit dhe më pas është futur brenda përsëri. Personi që i ka vënë zjarrin vetes ka ndërruar jetë nga plagët.

Dyshohet se gjithçka ka ardhur si pasojë e një konflikti që kanë pasur dy pacientë që po trajtoheshin në këtë spital. Njëri prej tyre, ipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka marrë benzinë per ta hedhur në drejtim të tjetrit dhe i ka vënë flakën. Në panik e siper, personi që kishte benzinën i ka vënë flaken vetes ndërsa personi tjetër ka marrë plagë djegjeje në pjesën më të madhe të trupit. I lënduar nga flaket ka mbetur edhe një ndihmes mjek i shërbimit të hemodializes, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe skuadrat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe fikjen e tij. Por godina një katëshe e Reapartit të Dializës është djegur pjesërisht ndersa mësohet se dëmet materjale janë të konsiderueshme. Në dhomat e përfshira nga zjarri, ka pasur pacientë që po bënin hemodializën. Ata janë shpërngulur menjëherë nga vendi i ngjarjes.