KRYEFAQJA » LAJME » Spitali i Beratit, pajisje të reja për Kabinetin e Kardiologjisë
Spitali i Beratit, pajisje të reja për Kabinetin e Kardiologjisë

Spitali i Beratit, pajisje të reja për Kabinetin e Kardiologjisë

Vetëm në dy vjet, 11 Spitale Rajonale në vend dhe tre poliklinika në Tiranë, janë pajisur me Kabinetet e Kardiologjisë. Më i fundit është kabineti në repartin e kardiologjisë të Spitalit të Beratit, ku rreth 500 pacientë nuk do t’i drejtohen më Qëndrës Spitalore në Tiranë, por do t’a marrin shërbimin në këtë spital. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin në Spitalin Rajonal të Beratit për të parë nga afër investimin prej 5.9 milionë lekësh në kabinetin e kardiologjisë.