KRYEFAQJA » LAJME » Sport; Kevin Durant Basketball pa këpucë
kevin durant, basketball, soft, sport, pa kepuce

Sport; Kevin Durant Basketball pa këpucë

 

Një episod interesant ka ndodhur ditët e fundit gjatë ndeshjeve të kampionatit amerikan të basketbollit, të njohur shkurt si “En-Bi-Ej”. Gjatë përballjes midis Gollden Stejt Uorriërs dhe Finiks Sans, basketbollisti i skuadrës vendase, Kevin Durant, pësoi një avari teknike, pasi në marshimin e tij drejt koshit, humbi njërën prej këpucëve të tij. Por kjo nuk e pengoi basketbollistin e Gollden Stejt Uorriërs ta përmbushte me sukses misionin e tij dhe të shënonte kosh. Sepse detyra mbetet gjithmonë në plan të parë, pavarsisht pengesave…