KRYEFAQJA » LAJME » Sport » Shqiptari Eugert Zhupa në “Xhiron e Italisë”
eugert zhupa, xhiro e italise, ciklizem, ciklisti shqiptar

Shqiptari Eugert Zhupa në “Xhiron e Italisë”

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria po përfaqësohet në njërën nga dy garat më të vjetra çiklistike në botë, në Xhiron e Italisë, me sportistin më të spikatur të saj, Eugert Zhupën. Çiklisti shqiptar është zgjedhur si pjesë përbërëse e skuadrës “Sauthuest Uilier Triestina” dhe, në vitin e dytë për të në këtë garë, ai po bën një paraqitje mjaft të mirë. Në përfundim të etapës së parë, ai ka zënë vendin e 193-të mes 198 pjesëmarrësve, por ka vijuar të përmirësohet në atë të dytën, duke arritur i 54-ti në fishish. Akoma më e mirë ka qenë etapa e 3-të, ku ai është renditur i 22-ti, ndërsa tanimë është i 95-ti midis 198 konkurrentëve në renditjen e përgjithshme.