KRYEFAQJA » LAJME » Sport » U19: Shqipëri-Gjibraltar 1-0
u19

U19: Shqipëri-Gjibraltar 1-0

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka marrë tri pikët e para në fazën eliminatore të kampionatit evropian. Kuqezinjtë e U19, të drejtuar nga trajneri Arjan Bellai fitojnë 1-0 ndaj Gjibraltarit, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë. Kjo është ndeshja e tretë për formacionin e Bellait në grupin e 4 eliminator. Në dy sfidat e para 19 vjeçarët tanë kanë humbur 1-0 me Irlandën dhe 2-3 me Gjermaninë. Në ndeshjen e së martës, futbollistët tanë luajtën mirë duke kaluar në avantazh që në 8′ me anë të Zekës i cili gjuan bukur me të majtën nga jashtë zone. Por më pas loja e skuadrës sonë humbet ritmin e fillimit duke krijuar hapësira në mbrojtje e duke i dhënë mundësi kundërshtarit të rrezikojnë. Falë pritjeve të portierit tonë Dajsinani, porta jonë mbetet e paprekur. Me fitoren 1-0 mbyllen 90 minutat e sfidës Shqipëri-Gjibraltar, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian të 19 vjeçarëve.