KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sri Lanka, më shumë se 200 familje të zhdukura pas rrëshqitjes së dheut
An Indian villager carries his belongings during a flash flood of the Tawi river, on the outskirts of Jammu on August 14, 2013. Heavy rain and floods affected normal life in many parts of the region as water entered many localities in Jammu city, Kathua and Samba and forced suspension of traffic at many places while as a 5-year old boy was washed away in swollen nallah near CTM, Kathua and six trapped persons in Bei nallah near Ghagwal were rescued. AFP PHOTO / AFP PHOTO / STR

Sri Lanka, më shumë se 200 familje të zhdukura pas rrëshqitjes së dheut

Ekipet e shpëtimit në Sri Lanka kanë nisur detyrën po kërkojnë më shumë se 200 familje të zhdukura, pas një rrëshqitjeje masive dheu në zonën e izoluar Aranajake. Sipas kryqit të Kuq, rrëshqitja e dheut, që pasoi 3 ditë me reshje të dendura, mbuloi 3 fshatra në këmbët e kodrave në zonë. Zëdhënës të Kryqit të Kuq thanë se, bazuar në dosjet e qeverisë, atje duhet të jenë 220 familje, megjithëse autoritetet nuk i kanë konfirmuar këto shifra. Ekipet e para të shpëtimit, që kanë mbërritur në zonë, po gërmojnë mes baltës dhe gurëve me duar e mjete rrethanore, pasi pajisjet e rënda e kanë thuasje të pamundur të shkojnë atje. Për shkak të përmbytjeve në rang kombëtar, mbi 140 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në qendra emergjence.