KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Incident hekurudhor në Nju Xhersi, 1 i vdekur mbi 100 të plagosur
SHBA: Incident hekurudhor në Nju Xhersi, 1 i vdekur mbi 100 të plagosur

SHBA: Incident hekurudhor në Nju Xhersi, 1 i vdekur mbi 100 të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në stacionin Hoboken të Nju Xhersit, ku një tren elektrik ndërmjet Nju Xhersit dhe Nju Jorkut është përplasur në hyrje të stacionit. Gjithçka ka ndodhur në 8:30 sipas orës lokale (14:30 në Shqipëri).

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni NBC sipas të cilit 1 person ka humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë rezultojnë të plagosur. Ky numër është pohuar edhe nga Zyra për Përballimin e Urgjencave të Nju Jorkut.

Filmime dhe fotografi tregojnë dëme të mëdha strukturore në stacion dhe trenin e përplasur në vendin ku hipin dhe zbresin pasagjerët. Shërbimi hekurudhor është ndërprerë. Janë parë shumë ambulanca në vendin e incidentit. Hoboken është një zonë përballë Manhatanit, nga ana tjetër e lumit Hadson.

Sipas lajmeve të para treni mundet të mos jetë ndalur në stacion por te ketë marrë para gjithçka që ka gjetur në rrugën e tij.