KRYEFAQJA » LAJME » Stadiumi i ri Kombëtar: Arena Kombëtare do të kushtojë 50 milionë euro
Stadiumi i ri Kombëtar: Arena Kombëtare do të kushtojë 50 milionë euro

Stadiumi i ri Kombëtar: Arena Kombëtare do të kushtojë 50 milionë euro

Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa do të jetë Feniksi i futbollit shqiptar. Ai do të ringjallet me emrin Arena Kombëtare. Ky stadium i cili filloi të ndërtohej në gushtin e vitit 1939 dhe u përurua me 7 tetor 1946 ka qënë për shumë vite me radhë një arenë emocionesh sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, gjatë një interviste tha se në janarin e vitit 2016 do të fillojë prishja e stadiumit të vjetër dhe po në të njëjtin vend do të ndërtohet edhe stadiumi i ri. Dervishaj dha koston e ndërtimit të stadiumit dhe zbardhi disa detaje reth ndërtimit e tij. “Stadiumi pritet të jetë gati për një periudhë dy vjeçare dhe do të ketë një kosto prej 50 milionë euro. Aktualisht jemi në diskutime për gjetjen e një koncesionari që do të angazhohet me administrimin e stadiumit. Shembja e tij pritet të zgjasë rreth gjashë muaj”, tha Dervishaj. Sipas Dervishajt, ndërtimi i stadiumit të ri duhet të nisë para fillimit të europianit Francë 2016.

Arena Kombëtare, që do të ketë 22 mijë vende, do të ndërtohet sipas projektit të prezantuar nga grupi italian Serenissima Costruzioni S.p.A. Tribunat e stadiumit parashikohet që të jenë të gjitha të mbuluara. Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katror (nga të cilët 25.000 metra katror do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katror për zyrat dhe 8.000 metra katror për dyqane), është konceptuar si një strukturë e përbërë. Stadiumi i ri është parashikuar të përfundojë në vitin 2018.

Para Mbrapa