KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stamboll, arrin në 36 numri i të vrarëve dhe 147 numri i të plagosurve
Stamboll, arrin në 36 numri i të vrarëve dhe 147 numri i të plagosurve

Stamboll, arrin në 36 numri i të vrarëve dhe 147 numri i të plagosurve

Po merr përmasa e një tragjedie sulmi terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit. Sipas burimeve zyrtare numri i të vrarëve ka arrritur në 36 dhe mbi 147 persona të tjerë janë plagosur. Autoritetet kanë mbyllur aeroportin. Mediat ofruan pamje të frikshme të ngjarjes kur  dy persona pasi kanë qëlluar me armë kanë hedhur veten në erë. Mendohet se në këtë sulm terrorist janë përfshirë edhe persona të tjerë. Ende nuk ka të dhëna se kush qëndron pas këtij sulmi, por ka dyshime se ai është vepër e ISIS. Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar duke e dënuar këtë sulm terrorist.