KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stamboll, konsullata amerikane me shërbim të reduktuar
Stamboll, konsullata amerikane me shërbim të reduktuar

Stamboll, konsullata amerikane me shërbim të reduktuar

Konsullata e Shteteve të Bashkaura në Stamboll ofroi sot shërbime të kufizuara me staf të reduktuar pas informacioneve për kërcënim të mundshëm të sigruisë. Shërbimet për publikun, përfshi dhënien e vizave për qytetarët turq dhe shërbimet e ofruara për amerikanët me banim në Turqi u pezulluan deri në lajmërimin e radhës. Konsullatat e tjera amerikane në Izmir dhe Adana punuan normalisht ndërsa Stambolli prej javësh është në gjëndje alarmi pas kërcënimeve të shtuara për sulme terroriste. Masa sigurie shtese po merren edhe në Shtetet e Baskuara. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan me shumicë votash ashpërsoi regjimin e hyrjes në SHBA për shtetas të 38 vendeve, të cilët deri tani mund te hynin pa viza. Tani vizat do të kërkohen për gjithe ata shtetas evropiane që gjatë pesë viteve të fundit kanë qëndruar në Irak ose Siri.