KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stamboll, nis samiti Humanitar Botëror
Samiti-Humanitar-780x439-1

Stamboll, nis samiti Humanitar Botëror

Samiti Humanitar Botëror nis sot në Stamboll. Në samitin e mundësuar nga Kombet e Bashkuara, do të diskutohen përgjigjet ndaj krizave globale. Rreth 60 udhëheqës botërorë marrin pjesë në këtë samit dy-ditor. Janë rreth 60 milionë njerëz të zhvendosur në të gjithë botën dhe të paktën 125 milionë kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje. Të gjithë pjesëmarrësit janë dakord se nevoja e veprimit është më urgjente se kurrë më parë. Vëzhguesit thonë se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të shfrytëzojë këtë takim për të nxjerrë në pah edhe kontributet e vendit të tij, i cili strehon mbi 2.7 milionë refugjatë nga konflikti i Sirisë.