KRYEFAQJA » LAJME » Stamboll, viktima nga shpërthimi
stambolli

Stamboll, viktima nga shpërthimi

Shumë persona mendohet të kenë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm, origjina e të cilit nuk dihet ende, të ndodhur në zonën turistike të Sultanahmetit, pranë bazilikës së Shën Sofisë dhe Xhamisë Blu, njoftoi media turke. Ambulanca të shumta dhe një numër i madh efektivësh të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje”, sipas imazheve të publikuara nga stacionet informative turke. Dëshimtarët e cituar nga CNN Turk njoftuan për një shpërthim që u dëgjua që nga zonat fqinje. “Shpërthimi, i fuqishëm, u dëgjua dhe u ndje në orën lokale 10:18 deri në sheshin ‘Taksim’, disa kilometra nga Sultanahmet”, konfirmoi një dëshmitar që ndodhej në vendngjarje.