KRYEFAQJA » LAJME » Standartizimi i çerdheve në Shqipëri
Standartizimi i çerdheve në Shqipëri

Standartizimi i çerdheve në Shqipëri

Të gjitha çerdhet në Shqipëri, qoftë ato publike dhe private, nuk do të ndërtohen apo restaurohen më pa rregulla të njëjta kudo. Për herë të parë, Ministria e Zhvillimit Urban ka përgatitur dokumentin ligjor të standarteve europiane të projektimit, çka u miratua së fundmi edhe në Këshillin e Ministrave. Standardet përfshijnë të dhënat rreth hapësirave edukative mësimore, atyre administrative dhe hapësirave të jashtme për aktivitete. Vendosja e rregullave të detyrueshme mendohet të rrisë nivelin e sigurisë në projektimin e çerdheve, mbrojtjen e jetës së personave dhe t’i japë zgjidhje problematikave të krijuara nga mungesa e këtyre standarteve deri më sot. Ky dokument ligjor, do të shërbejë si referencë për të gjithë ata, që janë të përfshirë në procesin e planifikimit, projektimit dhe ndërtimit të hapësirave të reja të çerdheve apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese. Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban, projektvendimi vlerësohet si pjesë e planit të punës së Qeverisë për 300 ditorin e dytë në fushën e urbanizimit.