KRYEFAQJA » LAJME » “Star 2” më shumë shërbime “on line” në pushtetin vendor
“Star 2” më shumë shërbime "on line" në pushtetin vendor

“Star 2” më shumë shërbime “on line” në pushtetin vendor

Qeveria shqiptare do të ofrojë shërbimin “one stop shop” në 61 njësitë e reja administartive, nëpërmjet zbatimit të projektit “Star 2” të mbështetur nga PNUD-i. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, u shpreh se në rreth 30 muaj në 30 njësitë më të mëdha do të ofrohen “online” shërbimet vendore, duke forcuar kapacitete vendore.
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi tha me këtë rast se dixhitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve, do të reduktojë mundësinë për korrupsion në zyrat e shtetit.
“Star 2” u pilotua në dy zona të Elbasanit, bashkinë qëndrore dhe njësinë e Bradasheshit. Për këtë projekt do të përdoren 1.5 milion euro. Projekti “Star 1” i cili nisi zbatimin pas ndarjes se re administrative territoriale, pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar bëri të mundur dixhitalizuan arkivat vendore.