KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Start up”-i si risi e teknologjisë së informacionit

“Start up”-i si risi e teknologjisë së informacionit

Nuk ke para për të nisur një aktivitet? Ideja jote është e re, fituese? Ti mundesh! “Start-up”-et si koncept i ri i të bërit biznes dhe realizimit të një ideje “on line”, tashme ka vëmendje e mbështetje globale, nga të gjitha shtetet e botës, si garanci për rritjen ekonomike të individit e vendit. Por çfarë janë start up-et ? Endri Mataj, drejtor i “Start up grind Tirana” spjegon:
“Start-up”-et fillojnë zakonisht si nevojë e zgjidhjes së një problemi. “Start-up”-i duhet të ketë një produkt që të jetë global, që të përdoret nga miliona njerëz. Në mënyrë që një “Start up”-ve tu rriten mundësitë për sukses, ata duhet të operojnë në një ekosistem tepër dinamik dhe ndihmues ndaj tyre”.
Ideja fituese e organizimi i duhur, sipas Endri Matajt, flet për mundësi suksesi.
“Qe të kesh një “Start Up” të suksesshëm, duhet të kesh një ide shumë të mire, një produkt shumë të mirë, një ekip shumë të mirë, një egzekutim shumë të mirë, të produktit e të idesë dhe duhet të kesh edhe fat. Nëse një “Start up” nuk ka një rritje prej 5 për qind në javë, atëhere ai nuk mund të konsiderohet një “Start up”.
Jo kredive në banke! Financohesh për të realizuar idenë tënde! Por çfarë ndihmon tjetër në zgjerimin e një aktiviteti të ndërmarrë? Endri Mataj, drejtor i “Start up grind Tirana” sërisht spjegon:
“Ka programe të caktuara që quhen akselerator biznesi. Nuk ka rëndësi ku janë ato, Europë, Azi apo Amerikë. Ti aplikon on-line, në momentin që pranohesh ti merr një financim dhe ato të ndihmojnë të vazhdosh me idenë tënde me produktin tënd”.
Në Shqipëri prej disa vitesh, histori suksesi personale e grupi, flasin për të kuptuarit e duhur të mënyrës se si mund të realizosh idete e tua. Projekte si “Endrra ime” (13 prill 2016) , apo edhe ndërtimi i “Innovation Hub” ( 16 maj 2016) , flasin për mbështetje e inkurajim nga qeveria shqiptare, të çdo ideje fituese të realizuar nepërmjet teknologjisë së informacionit.