KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Starton festivali i 54-mbarëkombëtar i këngës për fëmijë

Starton festivali i 54-mbarëkombëtar i këngës për fëmijë

Ka startuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës festivali i 54 mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, që po zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit. Edhe këtë vit, veprimtaria më e rëndësishme muzikore për fëmijë që ka krijuar traditën e saj në qytetin verior, ka mbledhur bashkë talentet e vegjël nga të gjitha trojet shqiptare. Janë gjithsej 30 këngë të reja, krijime këto të emrave të njohur të muzikës shqiptare, 15 prej të cilave u interpretuan në natën e parë.

Festivali do të mbahet për tri netë me radhë. Mbrëmja e 15 korrikut do të shënoje finalen e tij, ku në skenë do të ngjiten edhe një herë të 30 këngët konkurruente. Ato do të përballen me njëra-tjetrën duke synuar tri çmimet që jepen për çdo vit në këtë festë të këngës për fëmije. Festivali është ekskluzivitet i Radiotelevizionit Shqiptar.