KRYEFAQJA » LAJME » Starton Kupa e Shqipërisë
Kupa e Shqiperise, starton, fillon, skuadrat, futboll

Starton Kupa e Shqipërisë

Starton sot Kupa e Shqipërisë në futboll. Skuadrat e tre kategorive, luajnë ndeshjet e para të vlefshme për fazën e 1/16 të këtij aktiviteti. Të ndara në dy grupe me nga 16 skuadra, të gjithë ekipet luajnë shansin e parë për të krijuar mundësinë e kualifikimit për më tej. Skuadrat e mëdha të kategorisë superiore, si Skënderbeu e Tirana që luajnë në grupin A, përballen me Butrintin e Sopotin, ndërsa Kukësi udhëton për në Berat ku do të ndeshet me Tomorin. Edhe në grupin B, Partizani, Teuta, Vllaznia e Flamurtari nuk i kanë përballjet e vështira. Kështu të kuqtë luajnë ndaj Kevitan, Teuta-Shkënkolli, Vllaznia-Mamurrasi e Flamurtari-Tërbuni. Ndeshjet e kthimit luhen në 5 tetor.