KRYEFAQJA » LAJME » Starton sot kampionati kombëtar i volejbollit,Partizani-Tirana në RTSH

Starton sot kampionati kombëtar i volejbollit,Partizani-Tirana në RTSH

Starton sot kampionati kombëtar i volejbollit me derbin kryeqytetas, Partizani-Tirana. Debutuesit e Partizanit, që sivjet drejtohen nga ish-trajneri i Studentit, Ylli Tomorri, do të luajnë ndaj Tiranës nënkampione. Kjo sfidë që luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në orën 18.00 do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar. Ky është takimi i vetëm që luhet të premten, pasi ndeshjet e tjera do të luhen në 1 tetor të shtunën, ku spikat Farka Volej-Teuta për meshkuj. Debuton edhe Erzeni që rikthehet në kampionat pas disa vitesh mungesë. Po të shtunën nisin sfidat edhe në kampionatin e volejbollit për femra. Këtu skuadrat janë ndarë në dy grupe. Në grupin A1 që përbëhet nga 8 skuadra, luhet për titullin kampion. Skuadra që renditet e fundit zbret në grupin A2. Ndërsa skuadra që renditet e para në grupin A2 luan në A1 sezonin e ardhshëm.